DYLON

Policia e Kosovës zbaton fushatën njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës zbaton fushatën njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur më 13 nëntor 2018 në Prizren.

Takime të njëjta janë mbajtur në: Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i pjesëmarrësve në të gjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat.

Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.

EkoHigjiena

Porosia e takimeve ishte:

Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore.

Referoni rastet në kontaktet: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected]

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.