DYLON

Policia e Kosovës vazhdon me masa parandalimi për aksidente dhe kundërvajtje në trafikun rrugor

Policia e Kosovës vazhdon me masa parandalimi për aksidente dhe kundërvajtje në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj ndaj kundërvajtësit i cili përmes veturës me pajisje inteligjente është regjistruar duke vozitur me shpejtësinë 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h.

Po ashtu gjatë javës së fundit janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë (11) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëmbëdhjetë (11) kundërvajtëse të cilët gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë hasur duke: tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

EkoHigjiena

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.