DYLON

Policia e Kosovës trajnon operatorë me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave

Policia e Kosovës trajnon operatorë me qen zyrtar për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave
Avatar photo Redaksia

Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qen zyrtar në njësinë K9 të Policisë së Kosovës.

Certifikimi sotëm përfshinë dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve, si dhe tre operatorë me qen zyrtar për kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit (DKAMP).

EkoHigjiena

Ky trajnim ka filluar më 12.02.2024 dhe ka përfunduar më 11.06.2024 (gjithsej 4 muaj), i realizuar nga Instruktorët vendor të Njësisë K9, në Kampin Vrella, Sllatinë dhe në institucionet shtetërore të RKS-së.

Trajnimi është realizuar duke iu përshtatur nevojave për luftimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALW), duke marrë si model shtete aleate/partnere evropiane si Anglia dhe Franca.

Njësia me qen zyrtar K9 për herë të parë ka arritur të trajnojë dhe certifikojë tre qen zyrtar sipas plan-programit të ri DKAMP, që do të thotë një qen mund të bëjë kërkimin e Drogave, Kartëmonedhave, Armëve, Municionit dhe Polimerit.

Në ceremoninë e diplomimit dhe certifikimit kanë prezantuar eprorët udhëheqës nga Departamenti i Njësive Speciale, Divizioni i Trajnimit si autoritet mbikëqyrës, si dhe zyrtarë të lartë nga OSBE që kanë ndihmuar realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.