DYLON

Policia e Kosovës sqaron arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës me anë të një sqarimi për media ka deklaruar se Drejtoria Rajonale në Prishtinë me njësitet e saja policore, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar me 14 korrik 2015 nga Gjykata Themelore e Prishtinës, lidhur me shoqërimin e një personi (K. D.) të kërkuar për paraqitje në seancën e shqyrtimit gjyqësor, në gjykatë.

“Policia e Kosovës është institucion profesional në realizimin dhe përmbushjen e detyrave konform procedurave të parapara ligjore, duke përfshirë edhe realizimin e urdhëresave të lëshuara nga organet e drejtësisë.

EkoHigjiena

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se Policia e Kosovës ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga organet e drejtësisë e cila është njëra nga detyrat e përcaktuara me ligj për Policinë e Kosovës”, thuhet në sqarimin e PK-së.

Ndryshe, Kushtrim Dakaj është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm. Lidhur me këtë pati reaguar edhe VV-ja, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm të Dakajt.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=172254

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.