DYLON

Policia e Kosovës shton kontrollin me njësitin e motoçikletave

Policia e Kosovës shton kontrollin me njësitin e motoçikletave
Avatar photo Redaksia

Me ardhjen e sezonit veror, njësitë policore të pajisura me motoçikleta kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në terren për mbikëqyrjen dhe kontrollin e trafikut rrugor.

Ky angazhim i shtuar ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut.

EkoHigjiena

Sipas autoriteteve policore, fokus i veçantë i kontrolleve do të jenë përdoruesit e mjeteve me dy rrota, të cilat gjatë periudhës së verës janë më të pranishme në rrugë.

Autoritetet policore u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë në rrugë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.