DYLON

Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 225 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 64 aksidente  trafiku, 25 me lëndime dhe 39 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/