DYLON
Statistikat policore në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku

Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 759 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije edhe për 50 aksidente trafiku, 25 me lëndime dhe 25 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 4 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/