DYLON

Policia e Kosovës: Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë

Policia e Kosovës: Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të ulin shpejtësinë gjatë vozitjes sepse shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë.  Policia ka kërkuar të respektohen rregullat e trafikut dhe kufizimi i shpejtësisë.

“Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët”. thuhet në apelin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas Policisë, siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, prandaj ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik të jenë vigjilentë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.