DYLON

Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale për njësinë me qen zyrtar (K9) dhe një qen zyrtar të racës Malinos Belg

Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale për njësinë me qen zyrtar (K9) dhe një qen zyrtar të racës Malinos Belg
Avatar photo Redaksia

Më 24 qershor 2025, në ambientet e Kampit Vrella, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë, përmes një ceremonie zyrtare, realizoi dorëzim-pranimin e pesë automjeteve speciale për njësinë me qen zyrtar – K9, si dhe të një qeni zyrtar të racës Malinos Belg, i dhuruar nga Ambasada e Francës, njofton policia.

Në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Zëvendësministri në detyrë Bardhyl Dobra, shprehën falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e kapaciteteve operative të Policisë e në veçanti të njësisë K9.

EkoHigjiena

Nga ana e tyre, Ambasadorët z.Gerard McGurk shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Olivier Guerot ambasador i Francës në Kosovës dhe Jorn Rohde ambasador i Gjermanisë në Kosovës, gjatë fjalimit të tyre potencuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, në këtë rast të njësisë K9.

Ky donacion përfaqëson një element të rëndësishëm të bashkëpunimit strategjik me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtar në kuadër të projektit për luftimin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW). Gjatë viteve të fundit, përkrahja e vazhdueshme ka përfshirë ngritjen e kapaciteteve të trajnimit, donacionin e automjeteve dhe qenit zyrtar, si dhe zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për trajnim.

Përmes këtij bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet operative të njësisë K9 në fushat e parandalimit të krimit, reagimit në situata të rrezikshme dhe mbështetjes së operacioneve policore të specializuara, kapacitete këto të cilat u dëshmuan edhe përmes një ushtrimi praktik të zbatuar në poligonin e njësisë K9.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe riafirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe rendit publik në Republikën e Kosovës, si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.