DYLON

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Britanike

Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada Britanike
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kuifi me datë 24.01.2025 ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë i cili përmbanë pajisje për punë policore në teren si në vijm:

· 1 (një) pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€,
· 2 (dy) detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€,
· 68 bateri dore ndriquese,
· 75 zmadhues për dokumente,
· 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe
· 100 zmadhues për dokumente.

EkoHigjiena

Me këtë rast gjatë pranimit të këtij donacioni drejtori i departamentit për kufi ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.

Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.