DYLON

Policia e Kosovës pranoi një donacion prej 15 veturave

Policia e Kosovës pranoi një donacion prej 15 veturave
Avatar photo Redaksia

Policia Federale e Gjermanisë, sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ka bërë dhurimin e një donacioni të rëndësishëm prej (15) veturave për Policinë Kufitare të PK-së.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë z. Jörn Rohde.

Ky donacion sipas z. Mehmeti dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

EkoHigjiena

Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës e në veçanti për Policinë Kufitare.

Pesëmbëdhjetë (15) automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia, veturë kjo e cila dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare.

U. d. drejtori i PK-së, z. Mehmeti, falënderoi ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.