Policia e Kosovës po zhvillon aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, më datën 22.10.2026 sipas urdhëreses se lëshuar nga gjykata, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe institucionet e tjera relevante.
Për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/
