DYLON

Policia e Kosovës pjesë e projektit “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Policia e Kosovës pjesë e projektit “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 01 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe institucionet partnere, mori pjesë në projektin “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje”, të organizuar në platon e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Gjatë aktivitetit, zyrtarët policorë prezantuan pajisje dhe mjete policore, zhvilluan aktivitete edukative dhe shpërndanë materiale vetëdijësuese për sigurinë, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë, fëmijëve dhe komunitetit. Në aktivitet kontribuan edhe shërbimet emergjente, përfshirë ekipet e mjekësisë familjare dhe zjarrfikësit.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës u kujdes për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për kontributin e dhënë në promovimin e sigurisë, edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ndërton marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.