DYLON

Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan

Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordan – Amman King Abdullah Special Operations Training Center

Policia e Kosovës për herë të dytë ka marrë pjesë në këtë garë, në të cilën po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota.

Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.

EkoHigjiena

Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në:

* Qitje me armë në lëvizje,
* Qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake,
* Marshime me pesha dhe armatim,
* Snajpim Urban dhe Rural,
* Vëzhgim dheVrojtim,
* Neutralizim selektiv,
* Taktika intervenuese nga vetura,
* Intervenime në objekte dhe mjete transporti.

Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare,
përfshirë edhe SHBA-të.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.