DYLON

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, me datën 12.06.2024 në rrugën Stanqiq-Gjilan ka ndaluar një automjet transportues furgon me targa vendore me drejtues B. F. (viti i lindjes 1976).

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 € si : dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.

EkoHigjiena

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.