DYLON

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Njësia task forcë në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, me datë 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatocë-SRB dhe fsh.Inatocë -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithësej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.