DYLON

Policia e Kosovës në zbatim të projektit “Së bashku kundër dukurive negative dhe bullizmit në shkolla”

Policia e Kosovës në zbatim të projektit “Së bashku kundër dukurive negative dhe bullizmit në shkolla”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës njësiti i policisë në Komunitet nga stacioni policor në Gjilan kanë  mbajt ligjeratë me nxënës të  klasave të VII, të shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se tema e ligjëratës ka qenë: “Dukuritë Negative në Shoqëri-Bullizmi” .

EkoHigjiena

“Ligjërata është përkrahur edhe nga drejtoria e kësaj shkolle dhe psikologe-ja e shkollës  e cila ka qene e pranishme edhe gjatë ligjërimit”, ka thënë ai.

Sipas Hashanit, poashtu nga ana e nxënësve ka pasur interesim të jashtëzakonshëm, të cilët gjatë gjithë kohës ishin aktiv dhe kanë parashtruar edhe pyetje të shumta.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.