DYLON

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit arreston një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit arreston një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”
Avatar photo Redaksia

Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc e Epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale:

·         një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,

EkoHigjiena

·         njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe

·         një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe

·         dy karikatorë (cal. 7.62)

Me urdhër të Prokurorisë  kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.