DYLON

Policia e Kosovës në mbrojtje të besimit dhe solidaritetit qytetar – Veprimet policore kundër keqpërdorimit të humanizmit

Policia e Kosovës në mbrojtje të besimit dhe solidaritetit qytetar – Veprimet policore kundër keqpërdorimit të humanizmit
Redaksia

Pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan përkatësisht Njësiti i Hetimeve Rajonale ka ndërmarrë veprime hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, nën dyshimin se personi me inicialet E. A. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ka trilluar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë hetimeve është dyshuar se i njëjti ka organizuar fushata për grumbullimin e mjeteve financiare në Kosovë dhe diasporë, kinse për trajtim dhe rehabilitimin e tij shëndetësor, përfshirë edhe përmes platformës GoFundMe.

EkoHigjiena

Pas veprimeve hetimore, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës. Ndërkohë për fondet e grumbulluara përmes platformës GoFundMe në Gjermani, ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor 2026 ndërsa më 23 nëntor 2026 Gjykata Themelore në Gjilan me kërkesë të Prokurorisë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të jetë gjithmonë e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, duke hetuar çdo dyshim për keqpërdorim të mundshëm,  njëkohësisht duke mbrojtur solidaritetin dhe humanizmin e qytetarëve, sepse keqpërdorimi i besimit të individëve nuk duhet të cenojë gatishmërinë për t’i ndihmuar ata që kanë vërtet nevojë për ndihmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.