DYLON

Policia e Kosovës në Gjilan me fushatë vetëdijësuese: “Të respektojmë shumëllojshmërinë e shoqërisë tonë”

Policia e Kosovës në Gjilan me fushatë vetëdijësuese: “Të respektojmë shumëllojshmërinë e shoqërisë tonë”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet policia në komunitet të stacionit policor të Gjilanit ,në vazhdën e aktiviteteve që dalin nga strategjia “Policia në Komunitet”, ka vazhduar me aktivitete të shumta.

Sot me 30 korrik 2021 është zhvilluar një aktivitet me shpërndarjen e fletëpalosjeve “Të respektojmë shumëllojshmërinë e shoqërisë tonë”, me qëllimin të parandalimit të “ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është realizuar në qytetin e Gjilanit ku shumë qytetar dhe kalimtar të rastit janë pajisur me fletëpalosje dhe gjatë komunikimit me ta i kemi dhënë detaje rreth këshillave që përmban fletëpalosja si dhe qëllimin dhe rëndësia për angazhimin e të gjithëve në identifikimin dhe parandalim të rasteve të mundshme që direkt mundë të kenë ndikim në rend dhe siguri.

Policia e Kosovës në vazhdimësi vepron në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.