DYLON

Policia e Kosovës në gjendje gatishmërie për protestën e 9 janarit

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme, duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për protestën e së shtunës të partive opozitare.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha për Telegrafin se Policia ka kapacitete të menaxhojë çfarëdo lloj situate e cila mund të paraqitet, duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme dhe lirinë e lëvizjes.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës me kohë bën të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë: sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmerinë e ligjit, shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës”, tha ai.

Ndryshe, më 9 janar partitë opozitare do të protestojnë kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Përfaqësues të partive opozitare dje theksuan se protestat e opozitës nisin më 9 janar, ndërsa përfundimi i tyre do të jetë kur të bie Qeveria.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.