DYLON

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i këtyre kontrolleve me datën 11.09.2023, në dy raste të ndara është parandaluar dhe është zbuluar kontrabandimi me mallra.

EkoHigjiena

Rasti 1

Pas pranimit të informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R. M., 1988 mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti 2

Në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M. mashkull, shtetas i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro.

Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar , malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.