DYLON

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in ndalon shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in ndalon shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”
Avatar photo Redaksia

Me datën 21.05.2025, rreth orës 18:10, gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë nga ta shtetas të Serbisë dhe një vozitës shtetas i Republikës së Kosovës.

Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.