DYLON

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me CSSP-në, trajnon 21 zyrtarë policorë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me CSSP-në, trajnon 21 zyrtarë policorë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së nivelit të kryerjes së detyrave policore, në vazhdimësi organizon trajnime të ndryshme për pjesëtarët e saj, trajnime që kontribuojnë në avancimin dhe ngritjen e profesionalizmit si operativ ashtu dhe administrativ.

Departamenti për Burime Njerëzore, në kuadër të PK-së, respektivisht Divizioni i Trajnimeve, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues – CSSP-së, ka realizuar trajnimin e parë për trajner (TOT) në ndërmjetësim dhe aftësi komunikimi për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Pjesë e këtij trajnimi kanë qenë gjithsej 21 (njëzet e një) zyrtarë policorë, nga të gjitha regjionet e Kosovës, ku përmes këtij trajnimi pjesëmarrësve iu mundësua nxënia dhe praktikimi i aftësive dhe shkathtësive të reja, si trajnerë në promovimin dhe përdorimin e teknikave të ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve gjatë angazhimeve të tyre profesionale në baza ditore si: Policimi në Bashkësi, detyrave të njësive patrulluese si dhe detyrave administrative në PK.

Policia e Kosovës ka bashkëpunuar për më tepër se 7 (shtatë) vjet me CSSP, e cila e ka mbështetur Policinë e Kosovës në ofrimin e trajnimit për ndërgjegjësim dhe për përdorimin e qasjeve dhe teknikave të ndërmjetësimit për më tepër se 180 zyrtarë policorë në tërë Kosovën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.