Policia e Kosovës në 24 orët e fundit arrestoi 16 persona dhe shqiptoi 1 mijë e 985 gjoba
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 985 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, raportohet për 2 aksidente me fatalitet, 32 me të lënduar dhe 69 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 16 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
