DYLON

Policia e Kosovës merr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët Operacional “Shpata e Artë”

Policia e Kosovës merr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët Operacional “Shpata e Artë”
Avatar photo Redaksia

Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, KFOR- i, EULEX-i dhe FSK-ja,  është mbajtur  ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë”.

Qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë  institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

EkoHigjiena

Ushtrimi “Shpata e Artë”  u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it,  EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

Në fund të këtij ushtrimi kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e PK-së dhe institucioneve pjesëmarrëse që morën pjesë në këtë ushtrim dhe theksoi se:  Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-institucional me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.