DYLON

Policia e Kosovës me plan operativ për një siguri më të madhe edhe në transportin publik të udhëtarëve

Policia e Kosovës me plan operativ për një siguri më të madhe edhe në transportin publik të udhëtarëve
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të ngritjes së aktiviteteve të tyre në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik si dhe parandalimin e aksidenteve, nga data 05.08.2021 ka filluar me zbatimin e Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”,

Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri  i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtareve.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje. 

Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht  mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.