Policia e Kosovës në kuadër të strategjisë “policimi në komunitet”, njësitet për komunitet nga Stacioni Policor në Gjilan janë në implementim e sipër të Projektit “Siguria në rrugë”. Ligjëratat po mbahen në bashkëpunim të ngushtë me njësinë e trafikut rajonal, dhe Drejtorinë e Arsimit në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, tani së fundi, një ligjëratë e tillë është mbajtur në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Bashkë me Policinë e Kosovës ishte edhe koordinatorja e edukimit shëndetësor, në klasat e para për t’i njoftuar fëmijët me rregullat themelore të komunikacionit.
“Nxënësit, edhe pse ka qenë hera e parë që vijnë në shkollë dhe marrin këto informata nga Policia e Kosovës, ata e kanë mirëpritur policinë në shkollën e tyre duke përgatitur edhe punimet e tyre për punën që bënë policia me disa nga shenjat në komunikacion”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, ligjëratat aktualisht janë duke u mbajtur në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan me synim të vazhdimit edhe nëpër shkollat tjera.