DYLON

Policia e Kosovës: Ligjërata kundër dukurive negative për nxënësit e shkollave të mesme

Policia e Kosovës: Ligjërata kundër dukurive negative për nxënësit e shkollave të mesme
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK), Njësia për Komunitet e stacionit policor në Gjilan, udhëhequr nga Rreshtere Sahadete Sadiku,  në bashkëpunim me nxënësit dhe psikologen, Festa Demiri nga sot kanë filluar me ligjërata nëpër shkolla.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, sot në Shkollën e Mesme, Gjimnazi Natyror ”Xhavit Ahmeti “u mbajte ligjërata me nxënësit e klasave të dhjeta.

EkoHigjiena

“Ligjëratat janë duke u realizuar me temën “Dukuritë Negative në Shoqëri, Delikuenca e të miturve, Dhuna ndaj bashkëmoshatareve, Kodi i Drejtësisë për të mitur”,  ka thënë Hashani.

Sipas tij, ligjëratat do të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme.

“Policia e Kosovë në vazhdimësi bashkë me pedagogë përgjegjës do të punojnë në të mirë të nxënësve”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.