DYLON

Policia e Kosovës konfiskon bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa

Policia e Kosovës konfiskon bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa
Avatar photo Redaksia

Me datë 16.07.2021,  Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-  njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejt në Gjakovë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale: 

EkoHigjiena
  • Njëqind e dyzet e tetë  (148) bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër. 

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.

Me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Poashtu gjatë bastisjes është  konfiskuar një (1) armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.