DYLON

Policia e Kosovës konfiskon 67 kilogram substancë të dyshuar narkotike

Policia e Kosovës konfiskon 67 kilogram substancë të dyshuar narkotike
Avatar photo Redaksia

Sot më 07.05.2019, rreth ores 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike.

Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar.

Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram.

EkoHigjiena

Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes për sigurimin e dëshmive materiale dhe një person është arrestuar nga Policia.

Personi i dyshuar, i arrestuar në këtë rast me urdhër të prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe po punon me intensitet në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në përgjithësi të cilat në çfardo forme cenojnë sigurinë dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.