DYLON

Policia e Kosovës identifikon dhe sekuestron veturën e vjedhur

Policia e Kosovës identifikon dhe sekuestron veturën e vjedhur
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.

EkoHigjiena

Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës,  është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se,  e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen  dhe rasti të vazhdoj  në procedurë të rregullt ndërsa lënda per hetime të metutjeshme  i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.