DYLON

Policia e Kosovës i bashkëngjitet aksionit vullnetar për pastrimin e ambientit te lumi “Krivareka” në Kamenicë

Policia e  Kosovës i bashkëngjitet aksionit  vullnetar për pastrimin e ambientit te lumi “Krivareka” në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Sot në Komunën e Kamenicës është zhvilluar aktiviteti vullnetar për pastrimin e ambientit te lumi “Krivareka”, që  kishte për qëllim edhe promovimin sa më shumë të Kamenicës si qytet i gjelbër dhe të vetëdijesimit të qytetarëve për ambientin.

Edhe Policia e Kosovës iu ka bashkëngjit këtij aksioni vullnetar për pastrim ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës (PK) në kuadër të aktiviteteve “Policimi në Bashkësi” me 20 maj 2021 ka pranuar ftesë nga Komuna e Kamenicës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkërendim me Ambasadën Amerikane, që sot me 22 maj 2021 prej orës 09:00, të bashkohet në aktivitet  vullnetar organizuar në Qytetin e Kamenicës për pastrimin e lumit “Krivareka” , për promovim të Qytetit të Kamenicës si “Qytet i gjelbër”,  si dhe vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient të pastër”, ka  bërë me dije zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, aktivitetit të tillë iu janë bashkangjitur Policia e Kosovës (PK), zyrtarë Komunal të Kamenicë, KFOR-i , shoqëria civile e vullnetmirë të tjerë, gjithnjë duke i respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

“Aksioni ka përfunduar në ora 12:00 dhe ka pas  përkrahje e shumë subjekteve dhe ka qenë i mirëpritur”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.