DYLON

Policia e Kosovës fillon realizimin zyrtar të projektit për kamerat e trupit

Policia e Kosovës fillon realizimin zyrtar të projektit për kamerat e trupit
Avatar photo Redaksia

Me datën 01 gusht 2023, përmes konferencës zyrtare nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z. Jeffrey Hovenier, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit të kamerave të trupit për zyrtarë policorë, i cili është projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Policia e Kosovës (PK) në mbështetje dhe përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vite më parë kishte filluar këtë pilot-projekt, ku fillimisht në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet relevante të RKS-së, janë bërë përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme dhe Procedurat Standarde të Operimit.

EkoHigjiena

Pas hartimit dhe rregullimit të procedurave policore, ashtu siç është bërë e ditur për opinionin e gjere, me datën 07 korrik 2023 kishte filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit me Njësitë për Kontroll të Autostradave të PK-së, për të vazhduar me njësitet tjera policore.

Për rolin dhe qëllimin e projektit foli drejtori Hoxha, i cili ndër të tjera tha se Policia e Kosovës përmes qasjes inovative të investimeve në teknologji informative ka arritur progres në transformimin digjital, ku edhe realizimi i këtij projekti kë për qëllim rritjen e përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies, rritjes së besimit të qytetarëve ndaj policisë, si dhe të argumentimit të aktiviteteve policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.

Ndërsa, ambasadori Z. Hovenier theksoj se, ceremonia e ditës së sotme shënon donacionin për kamera të trupit nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Kosovës. Këto kamera të trupit janë burim i ri jetik për zbatim të ligjeve në Kosovë të cilat do ta rrisin besimin dhe sigurinë e publikut për policinë dhe ndjeshëm do ta përmirësojnë llogaridhënien.

Policia e Kosovës, shpreh mirënjohjen e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së, e cila vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.