DYLON

Policia e Kosovës fillon fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje

Policia e Kosovës fillon fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, si institucion i ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të detyrave dhe autorizimeve që i përkasin, që nga themelimi i saj ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast në vazhdimësi ka realizuar edhe fushata vetëdijesuese për pasojat e dhunës në familje, duke potencuar se dhuna nuk ndalet pa u raportuar dhe pa u trajtuar nga organet kompetente.

Duke ditur ndjeshmërinë e tyre edhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.

EkoHigjiena

Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla, me datën 25.11.2022, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrën e UN- Women, ka filluar zbatimin e fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, të cilat përmbajnë këshilla për ndërmarrjen e masave në parandalimin e dhunës në familje si dhe raportimin e këtyre rasteve në Policinë e Kosovës që bartin mesazhin “Ndal dhunën në familje”, ku të njëjtat do të shpërndahen tek qytetarët e të gjitha qyteteve të Kosovës pavarësisht moshës.

Kjo fushatë sensibilizuese do të vazhdojë deri me datën 10 dhjetor 2022 me aktivitete të ndryshme sensibilizuese, siç janë: takimet njoftuese me qytetarë, ligjërata në institucione shkollore, takime në nivelin e institucioneve shtetërore, duke mos lënë anash edhe segmentin e rëndësishëm dhe kontribuues pra angazhimin e shoqërisë civile. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.