DYLON

Policia e Kosovës falënderon kryetarin Haliti për bashkëpunim

Policia e Kosovës falënderon kryetarin Haliti për bashkëpunim
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Policia e Kosovës, konkretisht Nënkolonelin Çlirim Hajdini nga Zyra Ligjore e Policisë së Kosovës dhe Kapiten Shahin Ahmetin nga Policia e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me procedurat e kalimit të Stacionit Policor të Vitisë, në objektin e Gjykatës në Viti.

Me këtë rast në shenjë mirënjohje për kontributin e kryetarit Haliti ata kanë dhuruar atij stemën e Policisë së Kosovës. I pari i komunës tha se duhet të kemi një investim sa më të madh në policinë.

“Policia është e jona dhe ne duhet të bashkëpunojmë me të dhe njëkohësisht është jetike që të kemi një investim sa më të madh në policinë tonë, pasi që ajo ka një rëndësi të veçantë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.