DYLON

Policia e Kosovës, EULEX-i, KFOR-i, sigurojnë protestën në Mitrovicë

Avatar photo Redaksia

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 15 në pjesën jugore të Mitrovicës, do të sigurohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i, dhe ushtarët e KFOR-it.Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të tri këtyre organizatave, duke thënë se kjo po bëhet “me qëllim që t’i lejohet popullatës që përmes protestës legjitime të shprehë opinionin e vet hapur, në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

SIpas komunikatës, Policia e Kosovës si zakonisht do të jetë reaguesi i parë, më pas vjen policia e EULEX-it dhe në fund si reagues i tretë do të jetë KFOR-i.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFORI-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurtë dhe demokratike”, thuhet në komunikaktë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.