• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Policia e Kosovës e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit me qytetarë

Redaksia 2LONLINE 10 Nëntor, 2022 3 min
 Policia e Kosovës e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit me qytetarë

Policia e Kosovës po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimit të ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, Policia e Kosovës ka të publikuar edhe numrat kontaktues pa pagesë (192 , 0800 19999, 038 550 999), si dhe numrat e të gjitha stacioneve policore, përfshirë e-mailin zyrtar [email protected] .

Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive shtesë për bashkëpunim, komunikim dhe raportim të rasteve kriminale ka ofruar dhe njëherit publikuar platformën digjitale “LAJMËRO POLICINË”, e cila mund të përdoret dhe shkarkohet në pajisjet mobile në tri gjuhët, shqip, serbisht dhe anglisht.

Që nga lancimi i këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës në nivel vendi janë raportuar rreth (10.700) raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe raportimet përmes kësaj platforme, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim në gjitha rajonet policore posaçërisht në rajonin e Mitrovicës Veri , që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme për ta.

Të gjitha raportimet nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofrojnë transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë. /2LONLINE/

Etiketa:aplikacioni LAJMËRO POLICINË Policia e Kosovës sigurisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Inxhinierja e Lartë e Sigurisë në Microsoft ka mbajtur ligjëratë për studentët e UKZ-së

4 Janar, 2023

Veriu i vendit: Policia mbetet vigjilente dhe e angazhuar në nivelin dhe moralin më të lartë

13 Dhjetor, 2022

Policia e Kosovës fillon fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje

25 Nëntor, 2022

Policia e Kosovës deklarohet në lidhje me protestat e paralajmëruara në veri

23 Nëntor, 2022

Policia e Kosovës: Vazhdojmë angazhimet tona në zbatim të ligjit dhe të rendit kushtetues

20 Nëntor, 2022

Sveçla: Vendosmëria për të garantuar sundimin e ligjit, garancë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

12 Nëntor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com