DYLON

Policia e Kosovës dhe Policia Federale Gjermane thellojnë bashkëpunimin në modernizimin e edukimit profesional policor

Policia e Kosovës dhe Policia Federale Gjermane thellojnë bashkëpunimin në modernizimin e edukimit profesional policor
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, mori pjesë në një punëtori profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane në qendrën e saj kryesore të edukimit në Eschwege.

Aktiviteti, i zhvilluar në kuadër të projektit evropian “EU-ISF SCOPE III -Virtual Classroom”, kishte në fokus modernizimin e edukimit policor përmes platformave digjitale dhe klasave virtuale.

EkoHigjiena

Punëtoria trajtoi metodat më moderne të mësimit elektronik (E-Learning) dhe trajnimit hibrid, me qëllim integrimin e tyre në programet e trajnimit të Policisë së Kosovës.

Ky bashkëpunim kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e standardeve policore.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, Policisë Federale Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin strategjik.

Modernizimi i platformave të trajnimit dhe edukimit profesional policor mbetet një prioritet kyç për zhvillimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e sigurisë, thuhet në njofitmin e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.