DYLON

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit
Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së bashku me admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandant i KFOR-it, me datën 15 tetor 2026, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në pjesën veriore të vendit.

Vizita kishte për qëllim vlerësimin nga afër të angazhimeve të përbashkëta në mbikëqyrjen e brezit kufitar, përkatësisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, si dhe të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet njësive përkatëse në përmbushjen e detyrave të tyre.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me theks të veçantë në rëndësinë e patrullimeve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit në terren, në funksion të mbikëqyrjes kufitare dhe forcimit të sigurisë.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, garantimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor dhe në forcimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.