DYLON

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës dhe CEPOL kanë avancuar bashkëpunimin profesional përmes një aktiviteti të rëndësishëm të zhvilluar ditë më parë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Projekti i CEPOL-it, i fokusuar në hetimin e narkotikëve, ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e kapaciteteve hetimore dhe operative të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë aktivitetit, CEPOL i ndau Policisë së Kosovës mirënjohje për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe partneritet të qëndrueshëm.

Policia e Kosovës shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të CEPOL-it dhe institucioneve partnere që kontribuojnë në forcimin e sigurisë publike.

Ky partneritet konfirmon përkushtimin e ndërsjellë për integrimin e standardeve evropiane dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të zbatimit të ligjit në vend, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.