DYLON

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Policia e Kosovës avancon kapacitetet në kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka realizuar dy trajnime të specializuara “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje”, të zhvilluara në datat 05–10 korrik 2026 dhe 12–18 korrik 2026, në Borsh, Shqipëri.

Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 30 operatorë nga njësitë speciale të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë avancuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në fushën e zhytjes, kërkimit dhe shpëtimit në ambiente ujore.

EkoHigjiena

Realizimi i këtyre trajnimeve ka kontribuuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke rritur gatishmërinë e tyre për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente natyrore dhe civile.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit, përmes trajnimeve të specializuara dhe avancimit të vazhdueshëm profesional, në funksion të rritjes së sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase për qytetarët, thuhet në njoftimin e Policisë /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.