DYLON

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për përfshirje në dy vepra penale

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për përfshirje në dy vepra penale
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, si rezultat i angazhimeve në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprat penale me narkotikë, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerje të dy veprave penale.

Me datën 03.11.2022 rreth orës 18:00 DHTN-Prizren pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc – Suharekë nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R., i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arritur që të arrestohet, me ç’rast gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • tre (3) fishekë kalibër i panjohur;
  • dy (2) peshore digjitale;
  • një (1) kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë;
  • dy (2) aparate për vakumim;
  • një (1) rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike;
  • katёr (4) doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë;
  • një (1) karikator me tre fishekë kalibër i panjohur;
  • para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro;
  • një veturë me targa vendore;
  • dy (2) telefona mobilë;
  • një (1) pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.

Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.