DYLON

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ka ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprës penale nga neni 232 ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.