DYLON

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro.

Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.