DYLON

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin e përfshirë në rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin e përfshirë në rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë
Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me datën 03.11.2026, ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në kontrabandimin e migrantëve.

Operacioni është zhvilluar në vazhdën e veprimeve intensive hetimore lidhur me rastin, pasi i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal ndërkombëtar, i cili shtrihet në disa shtete të Ballkanit dhe vende të Bashkimit Evropian, ka kryer veprën e lartcekur.

EkoHigjiena

Sipas hetimeve të deritanishme, roli i të dyshuarit në këtë strukturë kriminale ishte rekrutimi i shoferëve, të cilët më pas i pajisnin me automjete, mjete financiare dhe harta të sakta të lëvizjes dhe të njëjtit ngarkoheshin me detyrën për të bartur migrantë ilegalë nga kufiri i Turqisë në Greqi (fillimisht në Selanik), për të vazhduar tutje tranzit përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Nga njësitë kompetente policore lidhur me rastin është realizuar edhe bastisja e banesës së të dyshuarit në Prishtinë, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht:

· para të gatshme në vlerë prej 1,760 euro

· fletë-transaksione të ndryshme financiare

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.