Policia e Kosovës arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Me datën 13.08.2026 rreth orës 10:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor Ferizaj, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e një personi shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili ka rezultuar i kërkuar përmes INTERPOL-it.
I njëjti kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Maqedonisë se Veriut për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të sanksionuar sipas kodit penal të RMV-së.
Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /2LONLINE/
