DYLON

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të DBNP-së – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”.

EkoHigjiena

Pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në zbatimin e ligjit, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.