DYLON

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, respektivisht njësitit FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë relevante policore, ka realizuar sot arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Arrestimi është bërë më 31.12.2025, rreth orës 14:00, ndaj një shtetasi të Republikës së Kosovës, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arresti të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë, për vepra të rënda penale të sanksionuara sipas legjislacionit të atij shteti.

EkoHigjiena

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe sundimit të rendit juridik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.