DYLON

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.